Aeroplani pëson defekt, haxhilerët nga Kosova nisen me vonesë drejt Mekës

Aeroplani pëson defekt, haxhilerët nga Kosova nisen me vonesë drejt Mekës

18:50, 29/06/2022

Senad Haliti nga Prizreni që jeton në Berlin mori rrugën për në Arabi Saudite mëngjesin e hershëm të mërkurën.

Por fluturimi drejt Jedda-s iu pamundësua meqë aeroplani me të cilin do të udhëtonin 285 haxhilerët kosovarë pësoi defekt teknik gjatë nisjes për në Prishtinë, ku do të vinte për t`i marrë haxhilerët.

Për të riun, është mundësi e mirë kryerja e Haxhit si një nga 5 shtyllat e Islamit për të cilin është çlirim e shkarkim shpirtëror, njëherësh edhe falje e mëkateve dhe rilindje e secilit haxhiler.

Në Mekë, 36-vjeçari nuk do të udhëtojë i vetëm, pasi me të do të jenë edhe dy prindërit e tij.

Senadit kryerjen e haxhit ia kishte mundësuar pronari i firmës në Berlin ku punon, ndërsa ky kishte shprehur dëshirën që me vete të marrë edhe nënën dhe babanë.

Për këtë nder që ua bëri i biri, u pa fort i lumtur babai i tij Naxhati, i cili tha se iu mundësua realizimi i një ëndrre të kamotshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco