Çollaku: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet në mandatin e Kurtit

Çollaku: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet në mandatin e Kurtit

18:39, 29/06/2022

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, ka folur për situatën në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ai ka deklaruar se derisa Albin Kurti është kryeministër i vendit dhe në krye të këtij procesi, nuk do të arrihet ndonjë hap përfundimtar.

“Nuk dua të tingëlloj pesimist, nuk besoj se do të arrihet marrëveshje gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit. Ata na kanë bindur se nuk kanë interes për ta shtyrë një marrëveshje të tillë përpara”, tha ai në Klan Kosova.

“Lëvizja me hapa të ngadaltë në çështje që janë diskutuar, janë përmbyllur, janë rihapur përsëri, gjoja për t’i përmirësuar por nuk kanë përmirësuar asgjë”, ka thënë Çollaku.

Ai ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të zbatohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco