Asociacioni i Komunave javën tjetër padit dy ministri

Asociacioni i Komunave javën tjetër padit dy ministri

17:28, 29/06/2022

Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë që javën e ardhshme pritet të dërgojnë padinë për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Kjo padi do të bëhet për nënshkrimin e kontratave kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me komunat, pasi zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve komunale.

Këto deklarata, drejtori AKK-së Ibrahimi i ka bërë në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Në anën tjetër, edhe pse padia është paralajmëruar kohë më parë, nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjëra nga ministritë, as ajo e Arsimit dhe as e Shëndetësisë, ka treguar Ibrahimi.

Ibrahimi ka bërë të ditur gjithashtu se, Asociacioni i Komunave të Kosovës këtë të premte shënon 21-vjetorin e themelimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco