Deklarohet Policia rreth dyshimeve se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën

Deklarohet Policia rreth dyshimeve se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën

16:55, 29/06/2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë 29.06.2022

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutusitë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës.

Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare.

Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco