Kurti e Statovci takojnë Sekretaren zvicerane të Shtetit

Kurti e Statovci takojnë Sekretaren zvicerane të Shtetit

16:50, 29/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e deputetja e Vetëvendosjes nga Lista Guxo, Jeta Statovci, u takuan me Sekretaren zvicerane të Shtetit, Livia Leu.

Këtë e bëri të ditur deputetja Statovci, e cila tha se marrëdhëniet mes Kosovës e Zvicrës kanë qenë gjithmonë të veçanta, por sipas saj, tash vetëm po thellohen, si në aspektin ekonomik edhe në atë politik.

“Në këtë takim e konfirmuam gatishmërinë tonë për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve tona, me qëllim që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe krijojmë mundësi potenciale për investitorë zviceranë në Kosovë. Po ashtu, theksuam rolin dhe rëndësinë e madhe që ka marrëveshja e tregtisë së lirë EFTA, temë e ngritur dhe theksuar qartë edhe gjatë vizitës së Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër”, ka shkruar Statovci.

Statovci tha se në këtë takim u fol edhe për Ballkanin, ku siç tha ajo, u theksua se Procesi i Berlinit është e vetmja alternativë për Qeverinë e Kosovës.

“Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përgjatë procesit të dialogut në Bruksel”, shkroi Statovci.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco