'Mos shpejto, mos vrit, jeta është mrekulli, jetoje..', policia me apel ndaj qytetarëve për kujdes në komunikacion

'Mos shpejto, mos vrit, jeta është mrekulli, jetoje..', policia me apel ndaj qytetarëve për kujdes në komunikacion

16:39, 29/06/2022

Policia e Kosovës, ka realizuar kampanjën vetëdijësuese nga projekti për “Parandalimin e aksidenteve në komunikacion”, duke shpërndarë fletëpalosje me mbishkrime të ndryshme “Mos shpejto, mos vrit, ngadalëso”.

Në njoftimin e saj, PK-ja apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

Tutje, shtohet se për të gjithë ata që bëjnë shkelje të rregullave në komunikacion, toleranca do të jetë zero, shkruan Syri.net Kosova.

Njoftimi i plotë:

Policia me kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

Gjilan, 29 qershor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Njësiti i Biçikletave të Stacionit Policorë në Gjilan në kuadër të planit opracional ,,Siguria në komunikacionin rrugor’’, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti për ,,Parandalimi e aksidenteve në komunikacion”, sot me datën 29.06.2022 kanë realizuar kampanjën vetëdijësuese duke shpërndarë fletëpalosje me mbishkrimin: ,,Mos shpejto, mos vrit, ngadalëso, jeta është mrekulli, jetoje !’’ dhe ,,Mos e përdor telefonin, mos shiko në facebook gjatë drejtimit të automjetit’’.

Në kuadër të kësaj në shumë pika të qytetit të Gjilanit janë shpërndarë fletëpalosje nga ana e zyrtareve policor duke porositur pjesëmarrësit e komunikacionit rrugor të jenë të kujdesshëm që të u përmbahen rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.

Për të gjithë ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi dhe toleranca do të jetë zero.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco