Fillon procedura për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Fillon procedura për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

16:42, 29/06/2022

NATO ka nisur zyrtarisht procesin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, me të 30 liderët pro, bëjnë të ditur burime të NATO-s.

Kjo, pasi Turqia hoqi veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Turqia do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s”, thuhet në deklaratën e presidentit finlandez Niinisto, pas ceremonisë së nënshkrimit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Deklarata nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të ofruar mbështetjen e tyre të plotë në rast se kërcënohet siguria e secilit prej tyre.

Marrëveshja vjen pasi Niinisto, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson morën pjesë në bisedime pas disa javësh bllokimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco