Policia konfirmon vdekjen për të cilën raportoi Syri

Policia konfirmon vdekjen për të cilën raportoi Syri

16:17, 29/06/2022

Në lagjen Dardania në kryeqytet, është gjendur një femër pa shenja jete.

Viktima dyshohet te jetë e moshës 25 vjeçare dhe sipas disa informatave jozyrtare, dyshohet se ajo ka qëndruar në banesë e vdekur që nga dita e diel, shkruan Syri Kosova.

Po ashtu, sipas burimeve të Syrit, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Evidentimi i rastit ka ndodhur nga familjarët e vajzës, e cila ka qenë studente në Prishtinë, të cilët kanë thyer derën, nga aroma e keqe që është ndjerë në korridorin e banesës së saj.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe zwdhwnwsi i Policisw sw Kosovws, Agron Borvoci.

““Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, tha ai .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco