Qeveria të bëjë konsensus me opozitën për dialogun me Serbinë, thotë Kuçi

Qeveria të bëjë konsensus me opozitën për dialogun me Serbinë, thotë Kuçi

07:52, 28/06/2022

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë, por edhe të krijohet  një konsensus me opozitën.

“Kur them konsensus e kam parasysh konsensusin qoftë ai që ka të bëjë politik-nacionale që do ta admiroja që të jenë të gjitha subjektet politike, por edhe pjesa tjetër, shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe të tjerët me një platformë që do ta kishim që qartë se çka dëshirojmë në këtë rastin e dialogut. Në çështjen e dialogut duhet t’i bëjmë limitet”, tha Kuqi në Tëvë1.

Ai ka theksuar se “unë mendoj që aty duhet ta kemi një konsensus të ta quaj i dyti kushtetues që nënkupton dy të tretat e numrit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kuçi, po ashtu ka kërkuar konsensus ndërkombëtar për raportin SHBA – Unioni Evropian, kjo pasi që sipas tij, “asnjë zgjidhje në Evropë nuk është bërë sidomos 30 vitet e fundit pa ndërhyrjen apo ndikimin pozitiv të SHBA-ve dhe njëkohësisht pa pëlqimin e Unionit Evropian”.

Ndërsa një javë pas akordimit për udhërrëfyesin për Marrëveshjen për Energjinë Elektrike mes Kosovës e Serbisë në Bruksel (21 qershor), Miroslav Lajçak, ndërmjetësuesi i deleguar i dialogut mes dy shteteve nga Bashkimi Evropian, po e viziton Kosovën.

Lajçak ka ardhur këtë të hënë, 27 qershor, me agjendë të ngjeshur, pasi përveç takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai do të takohet edhe me gjithë liderët e partive opozitare.

Nga njoftimi zyrtar për vizitën e politikanit sllovak, thuhet se “fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor”, derisa “detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco