Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë, takohet me liderë të partive opozitare

Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë, takohet me liderë të partive opozitare

07:49, 28/06/2022

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, po qëndron në vizitë disaditore në Kosovë.

Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Vizita e diplomatit evropian vjen në një kohë kur liberalizimi i vizave është injoruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti i Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel më 23 qershor, mblodhi liderë, jo vetëm evropianë. Ai i parapriu një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kosova u kthye e zhgënjyer nga ky samit, ndonëse presidentja Osmani tha se ka marrë përkrahje përmes deklaratave edhe nga shtetet që deri më tani kishin qenë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco