Mitrovicasja ia sheh burrit fotografinë e një gruaje në telefon, tenton të largohet nga shtëpia – e rrah kunata

Mitrovicasja ia sheh burrit fotografinë e një gruaje në telefon, tenton të largohet nga shtëpia – e rrah kunata

07:14, 28/06/2022
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Ukshin Hoti".

     Rasti është raportuar nga një 32-vjeçare e cila e ka njoftuar Policinë për dhunën që ia ka shkaktuar bashkëshorti dhe motra e tij, pasi ajo ka tentuar të largohej nga shtëpia.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima ia ka gjetur bashkëshortit një fotografi të një gruaje në telefonin e tij dhe kjo ka bërë që të marrë vendim të kthehet te prindërit e saj. Me të kuptuar se ajo po tenton të largohet, në përpjekje për ta ndaluar, burri ia ka mbyllur derën e banesës.

Sipas informacioneve të para, atij i ka dalë në ndihmë motra, e cila pa një pa dy e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco