Krimbat “pushtojnë” stacionin urban në Veternik (VIDEO)

Krimbat “pushtojnë” stacionin urban në Veternik (VIDEO)

22:56, 26/06/2022

Në stacionin urban të autobusëve në Veternik të Prishtinës, sonte janë parë “udhëtarë” pak më ndryshe se herave të tjera.

Janë krimbat në numër të shumtë që e kanë pushtuar këtë stacion, duke ua pamundësuar udhëtarëve të vërtetë të ulen e të presin aty, siç edhe është i destinuar ky lokacion.

E gjithë kjo për shkak të mbeturinave nga qendra tregtare pranë, që janë pozicionuar menjëherë prapa këtij stacioni, të cilat po ashtu lëshojne një erë kutërbuese të padurueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco