Arrestohet 28 vjeçari, dyshohet se përfitoi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

Arrestohet 28 vjeçari, dyshohet se përfitoi 41 mijë euro nga qytetarët për termine të vizave

09:02, 26/06/2022

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin maj të vitit 2022, sipas policisë, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41, 100€ (katërdhjetë e njëmijë e njëqind euro).

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco