Lumbardhi i Pejës po rregullohet, ndahen 76 mijë euro për veshjen me gurë

Lumbardhi i Pejës po rregullohet, ndahen 76 mijë euro për veshjen me gurë

22:20, 24/06/2022

Komuna e Pejës sot ka njoftuar se është dhënë kontrata për rregullimin e Lumbardhit në qytet, shkruan IndeksOnline.

Ky institucion kishte paraparë të shpenzonte 94 mijë e 350 euro për veshjen me gur të murit të Lumbardhit për pjesën e parë.

Mirëpo, operatori ekonomik “Engineering Group SH.P.K” ka fituar këtë tender me cmim më të ulët.

Sipas njoftimit, komuna ia ka dhënë tenderin kësaj kompanie me cmim 76 mijë e 175 euro.

Kjo kontratë është planifikuar të nënshkruhet më 27 qershor 2022.

Sigurisht që ky rregullim i shtratit të Lumbardhit do t’i jap më shumë hijeshi qytetit të Pejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco