Digjitalizimi i teksteve shkollore, ndër risitë e projektligjit

Digjitalizimi i teksteve shkollore, ndër risitë e projektligjit

22:09, 24/06/2022

Kanë nisur diskutimet publike për Projektligjin për Tekste Shkollore, në lidhje me të cilin gjatë së premtes u diskutua me një grup mësimdhënësish.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, para tyre prezantoi synimet që pritet të arrihen përmes këtyre ndryshimeve e që është rritja e cilësisë në tekste, të rritet transparenca e vlerësimit dhe botimit të librave, e pretendohet ndër te tjera të ketë edhe çmime më të arsyeshme të botimit te këtyre teksteve.

Në Projektligjin e ri pritet të ketë edhe disa risi, kur të themelohet edhe Sektori për Tekste Shkollore i cili do bëhet në kuadër të Institutit Pedagogjik, ndërkaq që u paralajmërua se tashmë aplikimi me dorëshkrime do bëhet drejtpërdrejt nga autorët me qëllim që të hiqet monopoli e të mos bëhet biznes me librat.

Mundësia për te dërguar kritika e sugjerime për draftin e projektligjit është e hapur deri me 29 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco