Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

21:23, 24/06/2022

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në një intervistë për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, ka folur për “Portin e Thatë”, i cili do të funksionojë në disa qytete të Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Rumanisë, që do të lidhen direkt me Porto Romanon.

Aliu tha se ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, është një projekt i vjetër, për herë të parë është bërë nga inxhinierët austro-hungarezë, por që nuk u realizua.

Gjithashtu i njëjti projekt është synuar të vihej në jetë edhe nga Jugosllavia me Shqipërinë në vitin 1947, por që sërish nuk u ndërtua, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë është një studim i hershëm hungarez. Janë studime që kanë ndodhur në vitin 1947-të ku ka ekzistuar një shoqëri e hekurudhave, kur Republika e Shqipërisë i ka patur marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë, dhe kanë menduar ndërtimin atij korridori. Dhe linja është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën, e më pas nga Shkodra me Podgoricën dhe Tivarin. Sipas atij studimi është krejt ndryshe nga situata aktuale, mbase prishja e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi situata ka qenë me shqiptarët në Kosovë që kanë qenë nën ish-Jugosllavinë e asaj kohe e ka ndryshuar këtë. Tani jemi në një situatë tjetër Kosova është e pavarur, Shqipëria është e pavarur dhe e kemi të domosdoshme ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, pasi Shqipëria përfiton shumë. Pasi Porto Romano do të shndërrohej në port të Ballkanit, sepse qasja e mallrave në rajon përmes këtij porti do të jetë shumë e lehtë që lidh Prishtinën me Durrësin përmes Gjakovës dhe Shkodrës. Vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e hekurudhës është lugina e Drinit”, tha Aliu.

Më tej ministri kosovar dha detaje se ku mund të kalojë linja e re hekurudhore, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco