Aksident komunikacioni në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë të lënduar

Aksident komunikacioni në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë të lënduar

21:19, 24/06/2022

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, në fashitin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.

Për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në rrugën Prishtinë – Pejë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco