LDK në Ferizaj mbledh anëtarët, ja pse

LDK në Ferizaj mbledh anëtarët, ja pse

21:10, 24/06/2022

Në kuadër të punëve dhe angazhimeve të saja, kryesia e degës e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në Forimin Rinor dhe Forumin e Gruas, në përputhje me vendimet e kryesisë së LDK- së dhe Këshillit të Përgjithshëm.

Zgjedhjet do të mbahen fillimisht nëpër nëndegë dhe do të përbyllen me kuvendin e degës, në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloret e punës, në një frymë demokratike dhe një garë transparente, në të cilën do të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta të secilit individ. I gjithë procesi zgjedhor do të organizohet, ndihmohet dhe mbikëqyret nga organet legjitime të degës, qofshin ato kryesitë e forumeve apo kryesia e degës.

Në këtë mbledhje kryesia e degës, gjithnjë në funksion të aftësimit dhe konsolidimit të nëndegëve, vendosi që të formohet një numër i nëndegëve të reja sipas parimit të shndërrimit të ish aktiveve në nëndegë. me ç'rast do të mundësohet që të kemi më shumë aktivistë të angazhuar se sa deri më tash dhe kjo do të reflektohet pozitivisht edhe në rezultatin e degës në të ardhmen.

Kryesia e degës fton të gjitha kryesitë e nëndegëve, të gjitha kryesitë e të dy forumeve, si dhe të gjithë aktivistët që të jenë aktive dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi i zgjedhjeve të zhvillohet në një frymë bashkëpunimi dhe mobilizimi për të ardhmen.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco