10 mijë euro dëme i shkakton stuhia shkollës së Babushit

10 mijë euro dëme i shkakton stuhia shkollës së Babushit

20:47, 24/06/2022

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ernest Koliqi” në fshatin Babush të Lipjani të enjten mbeti pa kulm.

Kjo meqë nga erërat dhe moti i ligë u hoq çatia e llamarinës, e gjithashtu u rrëzua një pemë dhe u thye një xham i njërës klasë.

Kështu nxënësit nga klasa e 6 e deri në të 9 u lajmëruan se në ditën e fundit të gjysmëvjetorit, të premten, nuk do të mbahet mësim.

Drejtori i Shkollës, Idriz Sopa, bëri të ditur se në këtë objekt mësimi zhvillohet paradite, andaj nuk ishte askush brenda gjatë stuhisë rreth orës 6 të mbrëmjes.

Kurse sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Lipjanit, Rasim Hasani vlera e dëmit është rreth 10 mijë euro.

Çatia e kësaj shkolle ishte rinovuar para dy viteve me financim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco