Kosova e rrezikuar nga 48 bazat ushtarake të Serbisë, Rezaian tregon çfarë i tha Kurti

Kosova e rrezikuar nga 48 bazat ushtarake të Serbisë, Rezaian tregon çfarë i tha Kurti

20:31, 24/06/2022

Opinionisti dhe ish-gazetari i Washington Post, Jason Rezaian ka publikuar një opinion që lidhet me Kosovën dhe rolin e saj në konfliktin e ideve mes SHBA-së dhe Rusisë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Autori ka bazuar shkrimin e tij edhe në bisedat që i ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe e ka cituar disa herë gjatë opinionit që e ka publikuar në The Washington Post.

 

Ai thotë se rreziku për Kosovën me 2 milionë banorë e me 48 baza ushtarake serbe përreth, është shumë i lartë. Ai citon Kurtin, i cili thotë se Kosova është front ku definohet konfrontimi ideologjik mes SHBA-së dhe Rusisë.

“Për një vend me më pak se 2 milionë banorë, që e ka deklaruar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, rreziku është shumë i lartë. Me 48 baza ushtarake të Serbisë përreth kufirit të Kosovës sipas Kurtit, nuk është çudi e madhe që ai sheh fatin e vendit të tij si një front ku definohet konfrontimi ideologjik i kohës sonë. Ai e konsideron rajonin e tij si një fushëbetejë aktive, por nganjëherë të anashkaluar, në mesin e tensioneve që po rriten ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, shkruan ai, raporton Gazeta Express.

Ai ka ndarë me lexuesit edhe fragmente të tjera nga biseda me Kurtin dhe tregon çka i ka thënë: “Janë dy pole në botë. Rusia dhe SHBA-ja”, më tha Kurti. “Sulmi i Putinit në Ukrainë është një përpjekje e tij për t’u ulur bashkë me Presidentin Biden për një lloj konference, diçka si Jalta II. Kjo është përshtypja ime. Le ta ndajmë botën sepse po s’e bëmë, do të vazhdojmë të luftojmë… kjo është, besoj unë, çfarë ai dëshiron të thotë.”

Rezaian shpjegon gjithashtu se Kurti i ka thënë se se ai vazhdon të bëjë përpjekje vullnetmirë për de-eskalim me Serbinë, por ato nuk kanë shpjerë askund deri më sot.

“Në zemrën e tensioneve qëndron mos-vullneti i Serbisë për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran”, shkruan tutje ai, teksa citon Kurtin: “S’mund ta njoh një Serbi që s’më njeh. Pra, duhet njohje e ndërsjellë dhe ne jemi gati që të përfshihemi në këtë diskutim”.

Si do të dukej mbrojtja e garantuar për Kosovën, sipas Rezaian, është prezenca e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, por edhe integrim në BE.

“Si do të dukej kjo për Kosovën? Prezencë e përhershme ushtarake amerikane. Anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe njohje nga shtetet e mbetura të shtetësisë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco