Mblidhen në Washington ambasadorët e SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Mblidhen në Washington ambasadorët e SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor

20:10, 24/06/2022

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rajonin e Ballkanit Perëndimor janë takuar në Washington DC.

Kështu ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ky takim është zhvilluar përmes Konferencës së Shefit të Misionit.

Tutje ai ka shtuar se, gjatë takimit ka pasur diskutime për prioritetet e përbashkëta dhe mundësit për bashkëpunim rajonal.

“Konferenca e Shefit të Misionit të këtij viti në Uashington DC ishte një mundësi e mrekullueshme për t’u ribashkuar me ambasadorët dhe kolegët e tjerë të SHBA nga rajoni. Diskutime të shkëlqyera mbi prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal me udhëheqjen Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi”, ka shkuar Hovenier.

Përveç ambsadorëve, në takim shihet që kanë marrë pjesë edhe ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco