Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

Gjinovci – Kurtit: Urime kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore

19:30, 24/06/2022

Drejtori i organizatës Orca, Rron Gjinovci ka njoftuar se anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës është zgjedhur Selim Bezeraj, e që Gjinovci e quan plagjiator.

Gjinovci thotë se përveç Bezerajt, anëtar tjetër u zgjodh edhe anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Rifat Krasniqi.

“Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeqi i stupcave Rifat Krasniqi”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e ka uruar kryeministrin Kurtin për fillimin e kapjes së institucioneve arsimore.

Gjinovci nuk la pa përmendur edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilës i uroi përparim në Arsimin e Lartë.

“Urime organizatës së VV-së në universitet SKV-së e cila në koalicion me organizatën e Arian Janovës patën 7 senatorë studentë! Urime Ministres Nagavci këtë përparim në Arsimin e Lartë! Urime Kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore!

Urime organizatave të shoqnisë civile dhe aktivistave vazhdimin e luftës së vjetër me kundërshtarët e ri!  Përprara! “, shkroi Gjinovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco