Von Cramon po e konsideron samitin e BE-së si dështim të plotë: Jam tmerrësisht e zhgënjyer

Von Cramon po e konsideron samitin e BE-së si dështim të plotë: Jam tmerrësisht e zhgënjyer

19:18, 24/06/2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian, të cilin e ka cilësuar si një dështim të plotë.

Von Cramon, ka shtuar se ky samit e përcjell një mesazh katastrofal dhe se pas përfundimit të këtij samiti, vetëm një njëri është i lumtur dhe ai është Vladimir Putin.

“Ky Samit BE-Ballkani Perëndimor ishte një dështim i plotë. Kjo dërgon vërtet një sinjal katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur nga kjo situatë, dhe ai njëri ulet në Kremlin”, ka thënë raportuesja për Kosovën në PE.

Tutje, ajo ka kujtuar se, Kosova nuk e morri liberalizimin e vizave dhe se nuk u hapën negociatat për Shqipërinë.

“I lanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë, dhe nuk u kanë dhënë asgjë, nuk kanë dorëzuar asgjë. As Bosnja nuk ka marrë statusin e kandidatit, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i filluan negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave! Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian e quante veten një komision gjeopolitik, kjo është një shaka”, ka vijuar von Cramon.

Duhet shtohet se sot, ka përfunduar samiti i Bashkimit Evropain, ku morën pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Samit në të cilin pritej që të merreshin vendime si, liberalizimi i vizave për Kosovën por edhe hapja e negociatave për Shqipërinë për anëtarësim në BE. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco