​50 zyrtarë të rinj korrektues do t’u shtohen burgjeve të Kosovës

​50 zyrtarë të rinj korrektues do t’u shtohen burgjeve të Kosovës

18:45, 24/06/2022

Në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco