Haxhiu: Me 10 mijë nënshkrime, qytetarët mund ta riprocedojnë çështjen e Trustit

Haxhiu: Me 10 mijë nënshkrime, qytetarët mund ta riprocedojnë çështjen e Trustit

07:51, 24/06/2022

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, pas votës kundër sot në Kuvendin e Kosovës, tha se qytetarët e kanë edhe një mundësi që ta riprocedojnë këtë nismë ligjore.

Ai në  në Klan Kosova tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë dje Projektligjin që do të mundësonte një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti. Nismës së propozuar nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i dolën kundër 57 deputetët e pushtetit, derisa përkrahje i dhanë 44 deputetët e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco