Heqja nga listat votuese, tendencë për ndryshime demografike në Luginë

Heqja nga listat votuese, tendencë për ndryshime demografike në Luginë

07:39, 22/06/2022
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të shqetësohen pasi Serbia po vazhdon presionin mbi ta, duke i fshirë nga listat e gjendjes civile. Pavarësisht se organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë reaguar për këtë çështje, ky fenomen po vazhdon.

Pavarësisht reagimeve të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç është Raporti i Progresit tëBE-së, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, OSBE-së e edhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Helsinkit, si dhe organizatave të tjera, situata me fshirjen e shqiptarëve nga regjistri civil në Serbi mbetet e pandryshuar.

Në Bashkësinë Lokale Caravajkë të Komunës së Preshevës e cila shtrihet në zonën kufitare me Republikën e Kosovës, gjendja duket e vështirë.

“Në Bashkësinë Lokale Caravajkë ku përfshihen katër fshatra në brezin kufitarë Kosovë - Serbi, pasi që edhe kushtet nuk ju kanë mundësuar disa banorëve të kthehen në vendlindje e tash në kohën e fundit edhe me masivizimin e adresave është gjendja shumë e rëndë për arsye se nuk mund të pajisen as me dokumente edhe kushtet më elementare nuk ekzistojnë për kthimin e banorëve”, tha Zeqir Rashiti kryetar i BL Caravajkë për RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco