Moti sot, vranët dhe me shi

Moti sot, vranët dhe me shi

07:38, 22/06/2022
Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, parashihen të kenë më pak reshje.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius”.

“Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco