Sot Kuvendi i Kosovës me dy seanca

Sot Kuvendi i Kosovës me dy seanca

07:33, 22/06/2022
Duke filluar nga ora 11:00, sot Kuvendi i Kosovës mban dy seanca, e që të dyja janë vazhdim i atyre të mëparshmëve të mbetura gjysmë.

Në këtë seancë, janë parashikuar, sipas vendimit të kryesisë së Kuvendit, të shqyrtohen dhe diskutohen shumë pika të rendit të ditës, të mbetura në gjysmë nga seancat e kaluara.

Kështu, në këtë seancë do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Disa prej tyre janë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Pastaj, pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022 që ka të bëjë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, pikë tjetër është edhe ajo e mbetur në gjysmë nga seancat e kaluara, për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.

Në seancën e dytë, janë 20 pika të rendit të ditës, por më me interes nga publiku pritet ajo e teta pasi bën fjalë për “shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës”.

Bëhet fjalë për mundësinë që qytetarët të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve të tyre nga Trusti i Kursimeve Pensionale, propozim ky i PDK-së në opozitë dhe e që kundërshtohet nga LVV-ja në pozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco