Dyshohet që kontakti me rrymën çoi në vdekjen e nënës dhe dy vajzave

Dyshohet që kontakti me rrymën çoi në vdekjen e nënës dhe dy vajzave

18:54, 28/05/2022

Një grua dhe dy vajzat e saj kanë vdekur të shtunën në Fushë-Arrëz të Shqipërisë, për shkak të, siç dyshohet nga hetimet e para, kontaktit me energjinë elektrike.

Siç shkruan “Euronews Albania”, dyshohet se njëra nga vajzat (15 dhe 18-vjeçare) ka qenë duke bërë dush në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën.

Kanë qenë nëna (43-vjeçare) dhe motra tjetër që kanë dëgjuar zhurmën dhe që më pas në të njëjtin vend kanë humbur jetën.

Për rastin janë duke vazhduar hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco