Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

17:30, 28/05/2022

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kurti tha se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak, pedagog, deputet e ministër, teksa shtoi se është mirënjohjes që Nishani ia dha shtetësinë shqiptare gjatë mandatit të tij.

“Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar”.

“Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti.

Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës u shprehu ngushëllime familjes Nishani e kombit shqiptar për presidentin e shtetit, siç e quajti ai, amë, Shqipërinë.

Statusi i Kurtit
Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo.

I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco