Zogaj për veturat e parkuara pa vend: Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë

Zogaj për veturat e parkuara pa vend: Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë

17:31, 28/05/2022

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar një fotografi të disa veturave të parkuara pa vend, afër Parkut të Qytetit.

Ai ka thënë se kjo është një pamje e papranueshme dhe është shprehur se do të rrisin numrin e inspektorëve në Prishtinë.

“Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla. Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco