Kisha Ortodokse e Ukrainës ndërpret lidhjet me Rusinë

Kisha Ortodokse e Ukrainës ndërpret lidhjet me Rusinë

17:06, 28/05/2022

Dega e Kishës Ortodokse të Ukrainës në Moskë ka ndërprerë zyrtarisht lidhjet me kishën ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

Pas një takimi me krerët e kishës, Këshilli i Kishës Ortodokse të Ukrainës njoftoi se do të shpallte “pavarësinë e plotë” të saj nga Rusia.

Dega i kishte qëndruar besnike Rusisë pasi Ukrainës iu dha leja nga udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën për të formuar një kishë të pavarur nga Moska në vitin 2019, raporton Sky News.

Megjithatë, krerët e kishës kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe thanë se nuk pajtohen me qëndrimin e marrë nga kreu i kishës ruse Patriarku Kirill, i cili ka mbështetur veprimet e Moskës në Ukrainë.

“Këshilli ka miratuar shtesat dhe ndryshimet përkatëse në statutin për menaxhimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës, duke treguar autonominë dhe pavarësinë e plotë të Kishës Ortodokse të Ukrainës,” tha kisha në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco