LDK’ja aktiviziohet në diasporë, Abdixhiku mbledh të dielën mërgimtarët në Belgjikë

LDK’ja aktiviziohet në diasporë, Abdixhiku mbledh të dielën mërgimtarët në Belgjikë

20:37, 27/05/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë të dielë do të mbajnë takim me mërgimtarët që jetojnë në Belgjikë, Holandë e Luksemburg.

Takimi do të mbahet në Bruksel dhe bashkë me Abdixhikun do të jenë edhe Anton Quni, Shqipe Mjekiqi, Sokol Haliti, Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqin.

“Të dashur bashkëatdhetarë tanë në Belgjikë, Holandë e Luksemburg, këtë të dielë, më 29 maj, mbajmë takimin e dytë bashkëbisedues me mërgatë. Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit Kujtimin, nënkryetarët e partisë Antonin e Shqipen, kryetarin e Vitisë Sokolin, deputetët Armendin e Rrezen, si dhe koordtinatorin për mërgatë Shkumbinin, do të qëndrojmë në Bruksel për të bashkëbiseduar hapur e drejtë rreth platformës sonë politike ‘Lidhja për të ardhmen’.

Rrugëtimi ynë i ri në mërgatë, është thirrje monumentale e kohës për bashkim rreth projektit tonë të ri, është ftesë për mobilizim e angazhim në shtëpinë tonë politike për të gjithë qytetarët, profesionistët, veprimtarët e të gjitha anëve”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë tanë në Belgjikë, Holandë e Luksemburg, këtë të dielë, më 29 maj, mbajmë takimin e dytë bashkëbisedues me mërgatë.

Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit Kujtimin, nënkryetarët e partisë Antonin e Shqipen, kryetarin e Vitisë Sokolin, deputetët Armendin e Rrezen, si dhe koordtinatorin për mërgatë Shkumbinin, do të qëndrojmë në Bruksel për të bashkëbiseduar hapur e drejtë rreth platformës sonë politike ‘Lidhja për të ardhmen’.

Rrugëtimi ynë i ri në mërgatë, është thirrje monumentale e kohës për bashkim rreth projektit tonë të ri, është ftesë për mobilizim e angazhim në shtëpinë tonë politike për të gjithë qytetarët, profesionistët, veprimtarët e të gjitha anëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco