Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqenin në Tiranë

Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqenin në Tiranë

20:25, 27/05/2022

Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, në periferi të Tiranës, rreth orës 18:05.

Sipas policisë, të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Bëhet me dije se ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për t’u larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht nuk mundën të dilnin.

“Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni. Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco