Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në pikën kufitare të Hanit të Elezit

19:16, 27/05/2022

Policia kufitare, rreth orës 16:50, në Ham të Elezit, në hyrje për në Kosovë, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.

Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.

Sipas PK-së në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco