Ambasadori gjerman kritikon presidenten Osmani, kësaj radhe për serbët e Graçanicës

Ambasadori gjerman kritikon presidenten Osmani, kësaj radhe për serbët e Graçanicës

19:14, 27/05/2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka folur edhe për urën e bllokuar mbi lumin Ibër që ndan veriun e Mitrovicës me atë të jugut dhe mosvizitën e presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti në këtë pjesë të vendit e te pakicat serbe.

Ai tha se ura mbi lumin Ibër është e bllokuar për shkaqe politike, teksa kritikoi presidenten Osmani që kjo urë të mos shfrytëzohet si pretekst për mosvizitë në veri, duke përmendur këtu faktin se serbë ka edhe në Graçanicë, por ajo nuk e ka bërë asnjë vizitë tek ta.

“Ka edhe shqiptarë që çdo ditë e kalojnë urën, shqiptarë të Kosovës. Ka edhe serbë jashtë Mitrovicës. Në Graçanicë. A ka qenë Presidentja atje? Pra, këtu nuk ka arsye. Atje nuk ka urë”, është shprehur Rohde në një intervistë dhënë për Klan Kosova.

Tutje, Rohde tha se situata duhet të shtensionohet, duke deklaruar se varet nga politikanët nëse duan që ata të krijojnë kushte më të mira për jetesë dhe se ka politikanë që përfitojnë nga rastet kur ka tensione.

“Rëndësi ka që situata politike të shtensionohet, që politikanët të sigurohen dhe të krijojnë kushte për të mundësuar një ndërveprim me njëri-tjetrin. Kur shkoj në Mitrovicë, atje ka një urë që nuk është hapur, ndërsa 200 metra më tej urat janë të hapura. Pse nuk është e hapur kjo? Vetëm për shkaqe politike, jo për shkaqe tjera, sepse ajo është një simbol që shfrytëzohet nga disa politikanë për të thënë se situata nuk është normale”.

“Këtë pyetje unë e ua kam parashtruar edhe në veri: Pse nuk hapet ura? -“Është një simbol.” – “Po një simbol për çfarë? A dëshirohet një jetë e përbashkët, apo jo?” Ka politikanë që përfitojnë nga rastet kur ka tensione. Por mendoj se kjo duhet tejkaluar dhe prandaj ne jemi duke punuar në atë drejtim, me projekte. Por në fund varet nga njerëzit dhe politikanët e të dyja palëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco