Kurti në Zvicër, kësaj here viziton një fabrikë të çokollatës

Kurti në Zvicër, kësaj here viziton një fabrikë të çokollatës

22:10, 25/05/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës, shkruan Syri.net Kosova.

Me anë të një komunikate për media, njoftohet se Kurti duke shprehur kënaqësinë për vizitën, ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”. Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane. Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri”, thuhet pos tjerash në komunikatë.

Tutje, shtohet se Kurti u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti vizitoi një prodhues zviceran të çokollatës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”.

Duke shprehur kënaqësinë për vizitën, kryeministri Kurti ka thënë se zakonisht kur mërgata jonë e madhe vjen në Kosovë, i sjellë familjes çokollata zvicerane. Me çokollatën zvicerane mirëpritet secili në Kosovë, por edhe kudo tjetër, ka thënë kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco