Ky është projektligji për Trustin: Shihni se sa para keni të drejtë t`i tërhiqni nëse ligji aprovohet

Ky është projektligji për Trustin: Shihni se sa para keni të drejtë t`i tërhiqni nëse ligji aprovohet

12:06, 25/05/2022

Derisa komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës po e shqyrton projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti ,dokumenti i këtij projektligji  saktëson se kush sa mund ta tërheq varësisht nga shuma e parave që kanë në Trust.

Neni 12 A thotë se pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë (10) deri tridhjetë (30) për qind (%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, sipas përshkrimit në vijim:

“1.1. Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.1.2. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 Euro deri në 19. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK

1.3. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 Euro deri në 29. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 1.4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 Euro deri në 39. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjete përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 1.5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco