Muja: Nuk ka ndodhur askund në botë as në Evropë të tërhiqen mjetet e Trustit, favorizohen të pasurit

Muja: Nuk ka ndodhur askund në botë as në Evropë të tërhiqen mjetet e Trustit, favorizohen të pasurit

11:55, 25/05/2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka prezantuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Haxhiu, ka thënë se ky projektligj i plotëson kushtet dhe u është dërguar për mendim Qeverisë dhe i është shpërndarë deputetëve.

Tërheqja e Trustit është përkrahur nga PDK dhe AAK, por është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.

Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomiik.e

Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.

Nuk ka të bëjë asgjë me inate personale. Në vitin 2020 është miratuar Ligji për Rimëkëmbje ekonomike për tërheqjen e rreth 200 milionë eurove nga kursimet pensionale. Janë tërhequr mbi 200 milionë euro.

Po fals sa i përket praktikës. Trusti Pensional dhe Kursimi është obligim, nuk është opsionale. Nuk mbaj mend në Evropë ose dikund në botë që pa marrë parasysh shkallën ekonomike të jenë drejtu Trustit për ta zgjedhur këtë skemë, nuk janë prekur kursimet pensionale”, u shpreh Muja në Komision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco