Pal Lekaj thotë se AAK është pro tërhejes së Trustit, fton edhe deputetët e Vetëvendosjes të votojnë

Pal Lekaj thotë se AAK është pro tërhejes së Trustit, fton edhe deputetët e Vetëvendosjes të votojnë

11:49, 25/05/2022

Pal Lekaj, anëtari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka thënë ai dhe partia e tij do të jenë pro kërkesës së qytetarëve.

“Vota e ime dhe e Alenacës është pro tërheqejes së Trustit”, ka thënë Lekaj para Komisionit, derisa ka ftuar edhe deputetët e pushtetit të votojnë Trustin.

Ndryshe, Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Partisë demokratike të Kosovës ka prezantuar sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Pas prezantimit, Komisioni do ta shqyrtojë në parim Projektligjin për Trustin, nëse kjo çështje votohet nga deputetët, atëherë procesi i tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional varet nga shumica e thjesht në Kuvend.

Sipas Haxhiut, ata që kanë deri në 20 mijë euro – gjithmonë nëse tërheqja e mjeteve miratohet do të marrin 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 në mijë – 20 për qind. Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind, dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribues

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco