Kurti përballë Vuçiqit në Forumin e Davosit (FOTO)

Kurti përballë Vuçiqit në Forumin e Davosit (FOTO)

11:43, 25/05/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare.

Në disa fotografi të publikuara nga ky takim, Kurti shihet i ulur përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, i cili poashtu po merr pjesë në këtë Forum.

Në këtë mbledhje, prezent është kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftimin në Twitter, ku janë postuar edhe fotografitë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco