'Unë jam gati': Publikohen mesazhet e 18-vjeçarit para se ta kryente krimin në Teksas

'Unë jam gati': Publikohen mesazhet e 18-vjeçarit para se ta kryente krimin në Teksas

11:38, 25/05/2022

18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore Robb në Uvalde në Teksas dhe më pas i riu u vra nga policia.

Sipas hetuesve vrasësi ka qëlluar fillimisht gjyshen e tij dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore. Ai doli nga makina me një pushkë dhe një jelek antiplumb dhe hyri në ndërtesën e shkollës ku hapi zjarr në disa nga klasat.Ramos më 12 maj i dërgoi një mesazh një gruaje në Los Angeles që e njihte në Instagram, duke e etiketuar atë në një foto të armëve.

Të martën në mëngjes ai i dërgoi sërish mesazh duke aluduar për të shtënat masive.

Disa orë më vonë ai qëlloi dhe vrau 19 fëmijë në një shkollë në Teksas dhe dy mësues, ka raportuar Dailymail.
Gruaja ka reaguar me tmerr kur mësoi se çfarë kishte bërë.

“Ai është një i huaj që nuk di asgjë për të, ai vendosi të më etiketojë në postimin e tij me armë”, shkroi ajo. “Më vjen shumë keq për viktimat dhe familjet e tyre, sa nuk di çfarë të them”.

Ajo më pas shtoi: “Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte sepse kisha frikë prej tij, do të doja të rrija zgjuar që të paktën të përpiqesha ta bindja që të mos kryente krimin e tij. Nuk e dija’.

Kur një përdorues i Instagramit e pyeti nëse ishte e dashura e tij, ajo u përgjigj: “Unë nuk e njoh atë dhe as nuk jetoj në Teksas”.

Salvador Ramos u qëllua dhe u vra nga forcat e rendit në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, pasi kishte vrarë 21 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco