Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin e Davosit, Qeveria e Malit të Zi publikon fotot

Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin e Davosit, Qeveria e Malit të Zi publikon fotot

11:31, 25/05/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Qeveria e Malit të Zi, ka publikuar disa fotografi në të cilat Kurti shihet përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim e Qeverisë së Malit të Zi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco