'Osmani po shndërrohet në notere të Kurtit, Gërvallës i ka humbur rruga në oborr'

'Osmani po shndërrohet në notere të Kurtit, Gërvallës i ka humbur rruga në oborr'

09:47, 25/05/2022 Nga A.ZH

Sikur vizitat e Kurti në SHBA edhe ato të Presidentes Osmani nuk po shihen si produktive, ani pse nga e para e vendit është pritur të ketë marrëdhënie më të mira më të huajt.

Është profesori universitar Zenun Halili që ka folur për Syri.net ku ka vlerësuar që vizitat dhe takimet e Osmanit me përfaqësues të shteteve të ndryshme nuk kanë qenë të nivelit të lartë, madje ajo ende nuk ka realizuar një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shprehet se  Presidentja Osmani është pritur të jetë lidere, e jo notere e Kurtit.

 “Nga Presidentja Osmani që është prit të jetë e shkëputur nga partitë, por edhe të ketë një rol shumë të rëndësishme në miqësinë me SHBA-të, ajo po e bën të kundërtën. Me vjen keq ta them, por më shumë duket si notere e Kurtit, se sa e para e shtetit. Për me tepër vizitat që kishte në Kosta Rika apo edhe shtetet tjera nuk sollën ndonjë përfitim për Kosovën. Në anën tjetër ende nuk kemi ndonjë takim me Joe Biden” thekson njohësi i politikës amerikane.

Kritik ndaj Presidentes dhe vizitave të saja jashtë vendit ka Blerim Latifi - ish-këshilltari i Kadri Veselit.

Ai ka thënë se diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero.

Diplomaci e Kosovës quhet ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur, e në rend të parë pesë shtetet e Bashkimit Europian, sepse aty është shkaku i bllokimit të procesit të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe shkaku i manovrave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit tonë”.

Ndërkohë për profesorin  Halilit hiq më mirë se Osmani nuk po qëndron Kryeministri Albin Kurti dhe ministria e Jashtme, Donika Gërvalla.

Lexo edhe: ‘Kurti shkoi në Amerikë për vete jo për Kosovën, prandaj askush nuk e takoi’

Ai për Syrin u shprehet se Gërvalla ka treguar që nuk di se çfarë bën, ndërsa Kurti vizitat jashtë vendit po i përdorë për politika të brendshme.

Ministrja Gërvalla është jo serioze në atë që bën, që dëshmon që për këtë qeverisje politika e jashtme nuk është në prioritet. Në anën tjetër Kurti vetëm gjatë vizitës së tij 18 ditësh në SHBA nuk bëri asgjë më shumë se sa e përdori për qëllime personale. Me shku një kryeministër i Kosovës në SHBA dhe mos me pas mundësinë me taku Presidentin Joe Biden ose të paktën sekretarin Blinken, unë e shoh si dështim, që mos të themi fatkeqësisht shumë shqetësuese” – nënvizoi Halili./Syri Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco