“Ka me ta q* familjen, një nga një ka me iu pre” – Kërcënohet zyrtari policor në Prishtinë

“Ka me ta q* familjen, një nga një ka me iu pre” – Kërcënohet zyrtari policor në Prishtinë

07:42, 25/05/2022

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Zyrtari policor i cili ishte gjatë detyrës zyrtare është kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda nga një person i cili po qëndronte i ulur në një kafiteri.

I dyshuari i ishte drejtuar policit me fjalët ‘ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre’, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast reagimi policor ishte i menjëhershëm, ku njësitet policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për Policinë.

Pas punës operative të Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe më pas atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco