Zbulohet identiteti i të riut që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Emshir

Zbulohet identiteti i të riut që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Emshir

07:36, 25/05/2022

Mbrëmë mediat në Kosovë raportuan për një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një i ri rreth moshës 25-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir).

Stafi mjekësor i Emergjencës kanë njoftuar se personi i cili u gjet pa ndjenja e që më pas u konstatua vdekja e tij, është Lind Ibrahimi nga Gjilani.

Identitetin e të ndjerit kanë mësuar nga shoku i tij i cili i njoftoi për rastin, pasi që viktima nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete.

Sipas hetimeve të para thonë se shoku i Lindit kishte thirrur për ndihmë në Emergjencë, pasi këtij të fundit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes, konstatoi se personi rreth 25-vjeç, kishte ndërruar jetë.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco