Tërheqja e mjeteve të TRUST-it sot në Komisionin për Buxhet

Tërheqja e mjeteve të TRUST-it sot në Komisionin për Buxhet

07:35, 25/05/2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të jetë shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Ky propozim për ndryshim të ligjit për TRUST-in ka ardhur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Deputeti Haxhiu këtë propozim e kishte bërë në muajin mars duke ka kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti deri në 30 %, raporton RTKlive.

“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: Tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30%. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është mëse e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%””, kishte shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Sipas tij propozim-amandamenti do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët: Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë përqind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 Euro deri në 19. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 Euro deri në 29. 999 Euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetë përqind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 Euro deri në 39. 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjetë përqind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK dhe personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë përqind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.

“Me këtë propozim qytetarët që kanë të ardhura më të ulëta do të mbështeten me shumë, ata që kanë me pak mjete në Trust t’u lejohet të tërheqin me shumë mjete me qëllim që ta përballojnë më lehtë situatën aktuale për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve në të gjithë sektorët pa dallim”, kishte shkruar Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco