Biden këshillon Albanesen: Futja gjumit po deshe se je lodhur shumë

Biden këshillon Albanesen: Futja gjumit po deshe se je lodhur shumë

16:33, 24/05/2022

Presidenti amerikan Joe Biden i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, autor i përpjekjeve të jashtëzakonshme për të qenë i pranishëm në Tokio, në takimin e Quad, grupi i partneritetit të sigurisë i formuar nga SHBA, Australia, India e Japonia.

Biden shprehu admirim për faktin që Albanese ndërmori udhëtimin e gjatë menjëherë pas fitores të zgjedhjeve të shtunën dhe betimit të qeverisë, pas të cilit u nis menjëherë për në Japoni.

“Të uroj mirëseardhjen në takimin e parë në Quad”, i tha Biden, i cili pati një fluturim edhe më të gjatë, direkt nga Washingtoni për misionin e tij të parë presidencial në Azi, nisur në Korenë e Jugut para se të shkonte në Japoni.

“Siç thashë, i hipe avionit. Bëri betimin e i hipe avionit”, iu drejtua Biden. Ndaj, “nëse të vjen gjumë gjatë kohës këtu, s’ka problem, nuk e di se si mundesh. Është vërtet e jashtëzakonshme, edhe vetëm dalja nga fushata elektorale”.

Pas takimit të Quad, Biden do të ketë takime dypalëshe me Albanesen dhe kryeministrin indian Narendra Modi, ndërsa kryeministri australian do të ketë një takim me homologun japonez Fumio Kishida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco