Zemaj takon ambasadoren e SHBA-së në NATO

Zemaj takon ambasadoren e SHBA-së në NATO

16:30, 24/05/2022

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith.

Zemaj ka thënë se ka falënderuar ambasadoren Smith për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

 

“Diskutim i shkëlqyer dhe takim i shkëlqyer në Misionin e SHBA-së në NATO me ambasadoren e SHBA-së në NATO Julianne Smith. Gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme të rrugës euro-atlantike të Kosovës dhe për angazhimin tonë të përbashkët të fortë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Zemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco