Rrahje mes tre personave në Gjilan, njëri nga ta pëson lëndime në kokë

Rrahje mes tre personave në Gjilan, njëri nga ta pëson lëndime në kokë

15:58, 24/05/2022

Më 23 maj 2022, rreth orës 19:50, policia është informuar se në Lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, kishte ndodhur një përleshje në mes të dy të dyshuarve dhe viktimës, që të gjithë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan.

Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan menjëherë iu kanë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave, në vazhdim rasti ka eskaluar në rrahje në mes të dyshuarve J. M. (1993) dhe B. B. (1980) në një anë dhe viktimës L. M. (1985) në anën tjetër.

Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime në kokë, deri sa njëri nga të dyshuarit e ka ekspozuar një armë revole. Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan e kanë konfiskuar armën me dy fishek dhe një karikatorë nga i dyshuari B. B.

Viktima ka kërkuar tretman mjekësore ku edhe e posedon raportin mjekësor “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka qenë prezent në Stacionin Policor dhe pas intervistimit të të dyshuarve në bazë të procedurave ligjore ka urdhëruar që ndaj tyre të ngritët kallëzim penal “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje” . Të njëjtit ndalen në mbajtje për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco